Del nga rruga një autobus te Parku i Biznesit në Drenas
25/12/2024
Një autobus ka rrëshqitur duke dal nga rruga te Parku i Biznesit në Drenas.
Sipas pamjeve që ka siguruar Telegrafi përreth autobusit shihen njerëz, mirëpo nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Telegrafi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës dhe është duke pritur përgjigje. /Telegrafi/


