Please enter at least 3 characters.

DEBAT: A do të kualifikohet Real Madridi?

2016/01/debat-a-do-t-euml-kualifikohet-real-madridi_hd.jpg

 Rivalët lokal do të përplasen edhe sonte mbrëma në arenën e gladiatorëve të Santiago Bernabeus, për të vendosur atë që do të shkojë tutje.

Atletico Madridi gjendet në një pozitë të mirë, por jo moment të mirë. Los Colchoneros arritën të mposhtin Mbretërit në ndeshjen e parë në Vicente Calderon me plot meritë dhe me pesë maturantë në formacion, përderisa Reali luajti me formacionin më të fortë.

Entuziazmi për ndeshjen kthyese për Realin është shumë i madh, pasi i gjithë madrilenizmi është mobilizuar me një Ronaldo tejet të motivuar pasi u shpall sërish më i miri i botës për të dytin vit radhazi.

Madje, Ronaldo ka edhe këpucë speciale për këtë takim, që ndoshta edhe do ta ndihmojnë në realizimin e golave.

Real Madridi nuk di për fitore ndaj Atletico Madridit që prej finales së Ligës së Kampionëve, gjë që ata nuk i favorizon për ndeshjen kthyese që zhvillohet sonte nga ora 20:00.

A besoni se Real Madridi do të arrijë të shkrijë diferencën prej 2-0 dhe të fitojë pa pranuar gol e të shkojë tutje? Apo Atletico do të realizojë një gol vrasës në fillim që do të bënte që Reali të kërkonte katër gola në një mision të pamundur?

Shprehuni në hapësirën për komente dhe votoni në sondazh...