Please enter at least 3 characters.

De Ligt e dëshiron transferimin te Manchester Unitedi

2019/05/de-1.jpg

Manchester Unitedi ka marrë një lajm tejet të mirë në lidhje me Matthijs de Ligt, pasi që mediat angleze raportojnë se holandezi mund të transferohet në Old Trafford.

Djajtë e Kuq po e rivalizojnë Barcelonën për kapitenin e Ajaxit, gjersa ky i fundit e dëshiron largimin në afatin e verës, ndërsa katalunasit po i prijnë garës.

Blaugranët janë duke i prirë garës për transferimin e De Ligt, pasi Manchester Unitedi dështoi të kualifikohej për sezonin e ri në Ligën e Kampionëve.

Matthijs de Ligt (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Por, Ole Gunnar Solskjaer shpreson që ta transferojë mbrojtësin holandez në afatin kalimtar veror, për shërbimet e të cilit duhet të paguajnë 70 milionë euro.

Sipas Telegraph, De Ligt dëshiron të bëhet figura e klubit dhe t’i sigurohet një vend titullar në formacion, në mënyrë që ta kompletojë transferimin në Old Trafford.

Holandezi e di se te Barcelona do të ketë një konkurrencë të ashpër për një vend në formacionin bazë, pasi duhet ta mposhtë Gerard Piquen, Clemente Lenglet dhe Samuel Umtitin (nëse nuk largohet në verë). /Telegrafi/