De Bruyne zbulon arsyen pse e zgjodhi Napolin pas largimit nga Manchester City
Kevin De Bruyne ka zbuluar në detaje arsyet që e çuan të bashkohej me Napolin si lojtar i lirë, pas një periudhe të gjatë dhe të suksesshme në Ligën Premier me Manchester Cityn. Gjatë prezantimit të tij zyrtar si lojtar i ri i klubit napolitan, De Bruyne foli edhe për momentin e veçantë kur iu dhurua fanella me numrin legjendar 10, që ishte pensionuar në nder të Diego Armando Maradonës.Ai pranoi se kishte disa mundësi të tjera për të vazhduar karrierën, në Evropë, në Arabinë Saudite dhe madje edhe në Shtetet e Bashkuara, por zgjedhja përfundimtare ra mbi Napolin, një vend me rëndësi personale për mesfushorin belg, pasi ai dhe bashkëshortja e tij u martuan aty disa vite më parë.“Nga ana sportive, është një vend shumë interesant për të qenë. Ata fituan titullin një vit më parë, treguan se kanë shumë cilësi”.


