Please enter at least 3 characters.

David Luiz: Më mungon himni i Ligës së Kampionëve

2019/04/David-Luiz-e1556629102878.jpg
277:"LONDON, ENGLAND - APRIL 03: David Luiz of Chelsea wears the Kick It Out captains armband during the Premier League match between Chelsea FC and Brighton & Hove Albion at Stamford Bridge on April 03, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Justin Setterfield/Getty Images)
12:"Getty Images

Chelsea këtë sezon kërkon të rikthehet për të luajtur në Ligën e Kampionëve.

David Luiz tregon se i mungon shumë pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve dhe synimi i tij kryesor është që të kthehet për të luajtur përsëri në këtë garë.

Chelsea sezonin e kaluar nuk kishte mundur të kualifikohej në garën me të madhe për klube, derisa tani po bën çmos për të arritur në garën më të madh të klubeve Evropë.

Blutë janë në garë të ngushtë për vendin e katërt që i mundëson kualifikimin në Ligën e Kampionëve, por edhe nëse fitojnë Ligën e Evropës do ta kenë mundësinë që të kualifikohen direkt.

“Është shumë e rëndësishme për ne. Jemi klub i madh dhe si i tillë duhet të luajmë në Ligën e Kampionëve. Më mungon shumë pjesëmarrja në këtë garë. Kur luan aty përballesh me klubet më të mëdha, lojtarët më të mirë si dhe trajnerët më të zotë”.

“Unë përcjelli shumë ndeshje të futbollit, por në momentin që e dëgjoj himnin e Ligës së Kampionëve e kuptoj se sa shumë më mungon”, theksoi braziliani. /kp/