Daut Haradinaj: Të shkarkohet Meha dhe të rinegociohet demarkacioni
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, edhe një herë ka bërë thirrje që të rinegociohet kufiri me Malin e Zi.
Thotë se Qeveria duhet të shkarkojë Murat Mehën dhe të rinis bisedimet zi, pasi në rast të një dështimi në Kuvendin e Kosovës, Mali i Zi do të mund të ankohej në Gjykatën e Arbitrazhit.
“E di se po përsëriten gjërat rreth demarkacionit dhe qëndrimit të fundit të qeverisë se demarkacioni është ok dhe se do procedohet në Kuvend.Tani duke qenë mëse i sigurt se Qeveria ka dështu t'i siguroj numrat në Kuvend, po mundohet ta hedhë fajin te Opozita.Por po dua ta sqaroj një të re sipas meje dhe shpresoj që juristët e mirënjohur do ta japin kontributin e tyre .Dështimi në Kuvendin e Kosovës i jep të drejtë Malit të Zi për tu ankuar ne Gjykatën e Arbitrazhit, e që do të thotë në start pala tjetër është në avantazh, prandaj do ishte më mirë të shkarkohet Meha dhe të formohet një trupë e re e cila e rinegocion kufirin dhe tek pastaj të vie në Kuvend.Nuk i konvenvenon Kosovës nje demarkacion i tillë.Deputetët treguan vetën duke e kundërshtuar këtë demarkacion”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.


