Data Science e STEAM City - dy nga klasat risi që BONEVET Prishtina sjell për të rinjtë
Qendra edukative joformale BONEVET Prishtina ka hapur ciklin e ri të klasave, duke prezantuar pesë klasa risi që synojnë të zhvillojnë kreativitetin, mendimin kritik dhe shkathtësitë teknologjike të gjeneratave të reja.
BONEVET është hapësirë krijuese për fëmijë, të rinjë e të rritur për të zhvilluar talentet dhe shkathtësitë e reja, me pasion e shumë dashni. BONEVET ka filluar që nga viti 2014 dhe që nga atëherë ka shtrirje ne 6 qytete të Kosovës: Gjakovë, Prishtinë, Kaçanik, Kamenicë, Mitrovicë dhe Pejë.
Nga shtatori e deri në qershor, rrjeti i qendrave BONEVET zhvillojnë aktivitete të edukimit joformal, të pakos STEAM - shkencë, teknologji, inxhineri, art dhe matematikë - për fëmijë e të rinjë për të zhvilluar dhe formësuar ata me sfidat e shekullit XIX.
Këtë fillim viti shkollor, BONEVET Prishtina po ofron pesë klasa risi për fëmijët e moshës 5 e deri në 15+. Këto klasa synojnë të zhvillojnë kreativitetin, mendimin kritikdhe aftësitë teknologjike të gjeneratave të reja.
Codey Rocky (6-7 vjeç) - Një klasë praktike ku fëmijët hyjnë në botën e robotikës dhe programimit. Përmes lojës dhe eksplorimit, ata mësojnë të programojnë robotin Codey Rocky, duke e bërë teknologjinë të kuptueshme dhe tërheqëse.
Modë dhe Teknologji (7-8 vjeç) - Kjo klasë ndërthur artin e dizajnit me përdorimin e pajisjeve digjitale dhe elementeveteknologjike. Fëmijët kanë mundësi të krijojnë projekte kreative dhe moderne, dukekombinuar modën me inovacionin.
STEAM City (10-12 vjeç) - Klasa që ndërthur shkencën, teknologjinë, inxhinierinë, artin dhe matematikënpërmes projekteve konkrete. Klasa nxit bashkëpunimin, kreativitetin dhe mendimininovativ, duke u dhënë fëmijëve përvoja të ngjashme me botën reale.
Data Science (12-14 vjeç) - Një fushë gjithnjë në rritje, që u mëson të rinjve si të analizojnë dhe interpretojnë të dhënat. Kjo klasë i përgatit pjesëmarrësit për të kuptuar rëndësinë e të dhënave në botën e sotme dhe për të zhvilluar aftësi të vlefshme për të ardhmen.
Shkenca e Komunikimit (15-17 vjeç) - Shkenca e Komunikimit është klasa që i ndihmon pjesëmarrësit të zhvillojnë aftësitëe të shprehurit, prezantimit dhe komunikimit efektiv. Këto janë aftësi thelbësore përjetën personale, shkollore dhe profesionale.
Përmes këtyre klasave, BONEVET synon të krijojë një ambient ku fëmijët dhe të rinjtë mësojnë duke bërë, duke kombinuar dijen teorike me praktikën dhe krijimtarinë.
Përveç klasave te reja, BONEVET Prishtina ofron edhe shumë klasa dhe trajnime tëreja këtë muaj. Për t'u informuar më shumë, vizitoni këtë link: https://linktr.ee/BONEVETPrishtina


