Please enter at least 3 characters.

Dani Olmo festoi Kupën e Botës në krahët e të dashurës - momenti romantik që mori vëmendjen

Foto: Instagram

Futbollisti spanjoll, Dani Olmo, ka ndarë momente të veçanta pas shpalljes kampion bote, duke festuar në fushën e stadiumit MetLife në East Rutherford së bashku me partneren e tij, Laura Abla Schmitt.

Çifti u shfaqën të lumtur me trofeun e Kupës së Botës, duke dhuruar një moment romantik që u komentua gjerësisht në rrjetet sociale.

Laura publikoi një fotografi ku mban në duar trofeun, ndërsa Olmo e puth në shenjë dashurie dhe krenarie pas arritjes së madhe sportive.

Ajo e shoqëroi postimin me fjalët: “Ti, përgjithmonë”, të shoqëruara me një zemër, ndërsa futbollisti iu përgjigj në komente me të njëjtën frazë: “Përgjithmonë”.

Fotografia mori mijëra reagime nga fansat, të cilët e cilësuan çiftin si një nga dyshet më simpatike të botës së futbollit.

Dani Olmo dhe Laura Abla Schmitt janë në një lidhje që nga viti 2023.

Laura është një modele dhe influencuese gjermane, e njohur për përmbajtjet e saj në rrjetet sociale rreth modës, stilit të jetesës dhe udhëtimeve.

Në një intervistë të dhënë në vitin 2024, ka treguar se nuk dëshiron të identifikohet vetëm si “partnerja e një futbollisti”.

Laura ka theksuar se përmbajtja e saj nuk lidhet kryesisht me futbollin, por me jetën e saj personale, interesat dhe aktivitetet që e përfaqësojnë. /Telegrafi/