Damon konfirmon filmin e katërt mbi Bournen
14/03/2009
“Ne jemi duke punuar në këtë aspekt. Këtë herë kjo do të jetë nga skenari origjinal dhe jo nga libri i Robert Ludlum, por regjisori dhe unë jemi shumë të ngarkuar, andaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”, thotë Damon.
“Kur e kam realizuar filmin e parë, kam qenë 29-vjeçar. Tash jam 37. Pas një skene të vështirë luftimi, nesër zgjoheni dhe e ndjeni trupin tuaj më shumë. Kështu funksionon kjo”, shton aktori.


