Please enter at least 3 characters.

D4D prezanton më 29 prill Indeksin e Pjesëmarrjes së të Rinjve

Demokraci për Zhvillim (D4D) ka njoftuar se më 29 prill 2026 do të organizojë konferencën për prezantimin e Indeksit të Pjesëmarrjes së të Rinjve, e cila do të mbahet në Hotel “Sirius” në Prishtinë, nga ora 10:00 deri në 12:00.

Sipas njoftimit, kjo është hera e dytë radhazi që D4D publikon këtë indeks, i cili synon të shërbejë si matës për vlerësimin e pjesëmarrjes së të rinjve në dimensionin politik, ekonomik dhe social.

“D4D shënon vitin e dytë radhazi që realizon publikimin e këtij indeksi, i cili përbën një matës shumë të rëndësishëm për vlerësimin e pjesëmarrjes së të rinjve në dimensionin politik, ekonomik dhe social”, thuhet në njoftim.

Organizata thekson se indeksi bazohet në metodologji të standardizuar dhe indikatorë të qartë, duke ofruar një pasqyrë të thelluar për pozitën e të rinjve dhe mundësitë e tyre për përfshirje aktive në shoqëri.

“Përmes një metodologjie të standardizuar dhe një seti indikatorësh të qartë, indeksi ofron një pasqyrë të thelluar mbi pozitën e të rinjve dhe mundësitë e tyre për përfshirje aktive në shoqëri”, thuhet tutje në njoftim.

Konferenca, sipas D4D-së, synon të mbledhë organizata rinore, media dhe përfaqësues institucionalë, si dhe hisedarë të tjerë që merren me çështjet e të rinjve, me qëllim diskutimin e gjetjeve kryesore, sfidave dhe mundësive për avancimin e politikave në këtë fushë. /Telegrafi/