Cruyff: Barca s'ka trajner që katër vjet
Barcelona është eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe në La Liga është prapa Atleticos. Sipas Cruyff, te Barcelona vendimet i merr presidenti dhe jo trajneri.
"Jam i pikëlluar, por jo i nervozuar. Barcelona bëri më të mirën në këto dy ndeshje. Nuk ka sens. Fajësoni trajnerin apo lojtarët, kë të doni, të gjithë bëjnë atë që thonë drejtorët".
"Unë e kam thënë shumë kohë më parë se kush do që vendos për ekipin është trajneri dhe për katër vite ekipi nuk ka pasur ndonjë trajner me gjithë kuptimin e fjalës".
"Ajo që po ndodh është logjike. Gjëja e parë që bënë këta drejtorë ishte shitja e një lojtari që Guardiola e deshi në ekip. Dhe që nga ai moment, kush është bosi? Trajneri?".
"Drejtori Andoni Zubizarreta e shiti Cygrynckin kundër vullnetit të trajnerit në vitin 2009. Këtu filluan problemet e para me Guardiolan. Martino po bën atë që mundet, por është e vështirë kur duhet të jeni në krye, e të mos jeni në krye", deklaroi Cruyff. /Telegrafi/


