Cristiano Ronaldo bëhet njeriu i parë në botë që arrin 200 milionë ndjekës në Instagram
Sulmuesi i Juventusit dhe Portugalisë, Cristiano Ronaldo është personi i parë në botë që arrin shifrën e 200 milionë ndjekësve në rrjetin social Instagram.
Ronaldo, i cili u zhvendos në Torino, Itali nga Madridi i Spanjës, në verën e korrikut 2018, tani ka 27 milionë ndjekës më shumë se këngëtarja me famë botërore, Ariana Grande, e cila renditet në vendin e dytë.
Ronaldo u bë personi më i ndjekur në Instagram në tetor të vitit 2018 pasi eklipsoi muzikanten dhe aktoren amerikane Selena Gomez, e cila krenohet me 167 milion ndjekës.
34-vjeçari ka shënuar 20 gola këtë sezon për Juventusin në të gjitha garat.
Kjo është lista me 10 personat më të ndjekur aktualisht në rrjetin social Instagram:1. Cristiano Ronaldo - 200 milionë
2. Ariana Grande - 173 milionë
3. Dwayne Johnson - 170 milionë
4. Selena Gomez - 167 milionë
5. Kylie Jenner - 159 milionë
6. Kim Kardashian - 158 milionë
7. Lionel Messi - 141 milionë
8. Beyonce - 139 milionë
9. Neymar - 132 milionë
10. Justin Bieber - 126 milionë. /Telegrafi/


