Please enter at least 3 characters.

Coronavirusi në Maqedoni, 58,9% e të prekurve kanë qenë me sëmundje tjera të mëhershme

2020/08/korona-virus-kina.jpg
473:"epa08144401 Medical staff transfer patients to Jinyintan hospital where patients infected with a new strain of Coronavirus identified as the cause of the Wuhan pneumonia outbreak are treated in Wuhan, Hubei province, China, 20 January 2020. More cases of the mysterious SARS-like virus linked to the Wuhan pneumonia outbreak were reported in China on 20 January 2020, bringing the total number of cases to more than 200 with three deaths so far. EPA-EFE/STRINGER CHINA OUT
7:"EPA-EFE

Instituti për Shëndet Publik në Maqedoni më 30 gusht ka publikuar raportin e detajuar për epideminë e coronavirusit në Maqedoni duke treguar me statistika të gjithë rastet dhe historinë e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

"Shumica e të prekurve me COVID-19 në vend kanë qenë të prekur nga ndonjë sëmundje tjetër e mëhershme. Sëmundjet kronike siç janë sëmundjet kardiovaskulare, llojet e diabetit dhe sëmundje të mushkërive janë disa nga sëmundjet paraprake të të prekurve me COVID-19. 58,9% e të infektuarve kanë qenë me predispozita tjera të mëhershme" thuhet në raport.

Përndryshe, në vend ka 2238 raste aktive me COVID-19. 617 e rasteve të përgjithshme deri tani kanë ndërruar jetë, 12235 janë shëruar, nga gjithësej 15090 raste që nga fillimi i pandemisë. /Telegrafi/