Conor McGregor tregon se si LeBron James ia ndryshoi pikëpamjen për jetën
Para ballafaqimit të parë pas humbjes kundër Khabib Nurmagomedovit në muajin tetor, Conor McGregor dha një intervistë të gjerë.
Irlandezi, ndër të tjera, zbuloi në hollësi se si i ndryshoi karriera dhe pikëpamja për jetën në saje të basketbollistit të Los Angeles Lakers.
E gjithë kjo në saje të LeBron Jamesit, i cili e frymëzoi atë që të fillonte të investonte në vetvete.
"Për një kohë të gjatë, në vitet e kaluara, kur fillova të fitoja para të majme, u mahnitën nga gjërat materiale. Kam kuptuar se kam shpenzuar kohën në botën materiale, jo për vete dhe trupin tim", tha 30-vjeçari irlandez i MMA-së dhe shtoi se tani është plotësisht i angazhuar në përgatitjen e mendjes dhe trupit".
"Kam lexuar se LeBron James shpenzon një milion dollarë në vit për veten - fizioterapeutët, masazherët, nutricionistët. Por, deri atëherë nuk kam investuar asgjë në vetvete pasi kam qenë i motivuar. Përkushtimi im ra, por kam filluar gjithçka të kuptoj më mirë dhe tani jam në një situatë më të mirë", tha McGregor. /Telegrafi/


