Please enter at least 3 characters.

Conor McGregor përgjigjet pas arrestimit për pretendimin e një sulmi seksual në Corsica

2020/09/GettyImages-1052139286-e1599928583467.jpg
242:"ARLINGTON, TX - OCTOBER 14: Conor McGregor is seen on the sidelines before the NFL game between the Jacksonville Jaguars and Dallas Cowboys at AT&T Stadium on October 14, 2018 in Arlington, Texas. (Photo by Ronald Martinez/Getty Images)
12:"Getty Images

Conor McGregor ka refuzuar të gjitha akuzat për një sulm seksual në Corsica.

Sportisti i cili ishte pjesë në UFC, sipas Mirror është arrestuar në një lokal pasi pretendohej për një sulm seksual.

Për një gjë të tillë është përgjigjur përfaqësuesi i tij, ndërsa ka thënë se ai është intervistuar e më pas është liruar.

(Foto: Steve Marcus/Getty Images/Guliver)

Një deklaratë nga prokurori thuhej: "Pas një ankese të depozituar me 10 shtator duke denoncuar akte që mund të përshkruhen si përpjekje për sulm seksual, Conor Anthony Mac Gregor ishte subjekt i një seance dëgjimore nga policia."

Ai më parë gjatë muajit kishte bërë të ditur se është fejuar me Dee Delvin, ndërsa tani po përballet me akuza seksuale.

(Foto: Steve Marcus/Getty Images/Guliver)

Gregor për disa javë me radhë ka qenë duke qëndruar në një jaht luksoz në Corsica, së bashku me familjarët e tij. /Telegrafi/