Please enter at least 3 characters.

Coman mbështet transferimin e Sanes te Bayerni

2019/07/Coman-Sane.png

Kingsley Coman ka dhënë mbështetje për veprimin e Bayern Munchen për sulmuesin anësor të Manchester Cityt, Leroy Sane .

Ardhja e Sane mund të kërcënojë vendin e Comanit në formacionin titullar të trajnerit të Bayernit, Niko Kovac.

Megjithatë, sulmuesi anësor francez këmbëngul se ai dhe Sane mund të luajnë me sukses së bashku.

"Ne me siguri mund të bëjmë me një ose më shumë përforcime të reja".

Leroy Sane (Foto: GettyImages/Guliver)

"Mendoj se Sane është një lojtar i shkëlqyer, natyrisht, shpresoj se ai do të vijë", ka thënë Coman për Bild.

Drejtuesit e Bayernit, të gjithë kanë shprehur simpati për gjermanin, ndërsa Pep Guardiola shpreson që ai të mos largohet nga Etihad. /Telegrafi/