Çmimet e muajit në Ligën Premier shkojnë te Manchester United, Ten Hag dhe Rashford më të mirët
30/09/2022
E patën fillimin e tmerrshëm me dy humbje radhazi, por Manchester United u këndell duke marrë katër fitore të njëpasnjëshme.
Djajtë e Kuq kanë fituar 12 pikë në katër sfidat e fundit në Ligën Premier duke u ngritur në pjesën e epërme të tabelës.
Falë formës fantastike të United, Liga Premier ka dërguar dy çmimet kryesore të muajit në Old Traford.
Trajneri Erik Ten Hag ka fituar çmimin e trajnerit të muajit duke udhëhequr Unitedin në katër fitore radhazi.
Ndërkohë çmimi për futbollistin e muajit në Ligën Premier ka shkuar për sulmuesin e United, Marcus Rashford.
Reprezentuesi anglez kontribuoi me tre gola e dy asistime. /Telegrafi/


