Please enter at least 3 characters.

Clooney i mohon spekulimet se do të jetë kumbara i djalit të princit Harry dhe Meghan Markle

2019/05/GeogeClooney-e1557609053258.jpg
221:"LOS ANGELES, CALIFORNIA - MAY 08: George Clooney speaks onstage during the FYC red carpet for Hulu's "Catch-22" at Television Academy on May 08, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Erik Voake/Getty Images for Hulu)
21:"Getty Images for Hulu

Aktori i famshëm hollivudian, George Clooney, i ka demantuar raportimet në media se ai do të jetë kumbara i djalit të princit Harry dhe gruas së tij, Meghan Markle.

Duka deh dukesha e Sussexit u bënë prindër më 6 maj, ndërsa djalin e pagëzuan me emrin Archie Harrison Mountbatten-Windsor.

Menjëherë pas u përhapën spekulime lidhur me atë se kush do të ishte kumbara i tij, ndërsa emri i George Clooneyt u përmend si kandidati kryesor.

Megjithatë, asgjë nga këto thashetheme nuk janë të vërteta, pasi ato i ka përgënjeshtruar aktori në emisionin e Jimmy Kimmel.

"Nuk do të duhej të isha kumbarë, jam baba i binjakëve, mezi arrij ta kryej këtë punë. Nuk do të jem kumbarë, këtë jua premtoj. Nuk do të duhej të jem kumbara i dikujt", ka sqaruar Clooney. /Telegrafi/