Please enter at least 3 characters.

City me përmbysje ndaj West Hamit, udhëton te Unitedi me epitetin e të pamposhturit (Video)

2017/12/David-Silva-vs-West-ham-e1512324167644.jpg
341:"MANCHESTER, ENGLAND - DECEMBER 03: David Silva of Manchester City celebrates scoring his sides second goal while Pablo Zabaleta of West Ham United looks dejected during the Premier League match between Manchester City and West Ham United at Etihad Stadium on December 3, 2017 in Manchester, England. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester City ka fituar ndaj West Hamit në Ligën Premier me rezultat 2-1.

Për vendasit nuk ishte aspak një fitore e lehtë, edhe pse ishin më të mirën në fushë.

(Getty Images)

Të parët rrezikuan 'Çekanët' me anë të Michail Antonios në minutën e shtat, pastaj në minunuten e 25-të City rrezikoi me anë të David Silvas.

Ndërsa, në minutën e 44-të shënoi Aaron Cresswell dhe me rezultatin 0-1 përfundoi pjesa e parë.

(Getty Images)

Në minutën e 57-të rezultatin e barazoi Nicolas Otamendi, kjo pas asistimit nga Gabriel Jesus.

Ndërsa goli i fitores erdhi nga Silva në minutën 83-të pas asistimit nga Kevin De Bruyne.

(Getty Images)

Pas kësaj fitore Man City vazhdon në pozitën e parë me 43 pikë, ndjekur nga Manchester Unitedi me 35, ndërsa West Hami renditet në vendin e 19 me 10 pikë.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Pep Guardiolas është ndaj Unitedit, kurse West Hami do përballet me Chelseat. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6azwcw