City kërkon fitoren që të kualifikohet që në xhiron e katërt
03/11/2015
Klubi anglez ka regjistruar dy fitore nga tri ndeshjet e para në Grupin D dhe kërkon ta fitojë sfidën ndaj klubit spanjoll në mënyrë që t’i afrohet kualifikimit në fazën e eliminimit direkt.
“Mendoj se është shumë e rëndësishme për skuadrën që të përpiqet të fitojë, sepse varësisht prej asaj që ndodh në ndeshjen tjetër, ne mund të jemi në fazën tjetër”.
“Është përparësi të kualifikohesh sa më herët që mundesh – nuk është lehtë ta bësh dy ndeshje para fundit. Nëse ia dalim, atëherë njësoj si kualifikimi është edhe tentativa për t’u kualifikuar nga vendi i parë”.
“Nëse marrim një rezultat të mirë nesër (e martë), atëherë duhet të përpiqemi ta fitojmë grupin në dy ndeshjet e mbetura”, ka deklaruar Pellegrini. /Telegrafi/


