Please enter at least 3 characters.

City dëshiron blerjen e Rodrit, do ishte transferimi më i shtrenjtë i klubit anglez

2019/04/Rodri.jpg
290:"SEVILLE, SPAIN - FEBRUARY 03: Rodrigo Hernandez "Rodri" of Club Atletico de Madrid runs with the ball during the La Liga match between Real Betis Balompie and Club Atletico de Madrid at Estadio Benito Villamarin on February 03, 2019 in Seville, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester City është i gatshëm të thyej rekordin e klubit për të nënshkruar me mesfushorin e Atletico Madridit, Rodri.

22-vjeçari iu bashkua klubit nga kryeqyteti spanjoll në verën e 2018 nga Villarreali për 20 milionë euro, plus pesë tjera në formë të bonuseve.

Pas paraqitjeve të mira për atë kanë shfaqur interesim Paris Saint Germaini, Bayern Munichu, Manchester Unitedi dhe tani Man City, raporton Onda Cero.

Rodri gjatë ndeshjes Juventus-Atletico (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Por, tani Telegraph shkon më larg duke raportuar se Pep Guardiola ka kërkuar transferimin dhe klubi është i gatshëm të thyer rekordin e klubit, duke paguar 70 milionë euro.

Lojtari ka kontratë me Atelticon deri në vitin 2023, ndërsa kujtojmë se së fundmi klub spanjoll ka shitur edhe Lucas Hernandezin te Bayern Munich për 80 milionë euro. /Telegrafi/