Please enter at least 3 characters.

Chiesa drejt transferimit në Ligën Premier, tre gjigantët anglezë pas tij

2024/07/Chiesa-1.jpg
235:"TURIN, ITALY - SEPTEMBER 26: Federico Chiesa of Juventus reacts prior to kick-off in the Serie A TIM match between Juventus and US Lecce at Allianz Stadium on September 26, 2023 in Turin, Italy. (Photo by Jonathan Moscrop/Getty Images)
12:"Getty Images

Federico Chiesa do të largohet nga Juventusi dhe kjo tanimë është e konfirmuar.

Sulmuesi italian është futur në vitin e fundit të kontratës me Zonjën e Vjetër dhe ajo nuk do të rinovohet.

Napoli, Inter dhe Roma po duan ta mbajnë sulmuesin italian në Serie A, derisa për të ka oferta edhe nga Anglia.

Calciomercato ka raportuar se janë tre gjigantë të Ligës Premier që duan transferimin e tij.

Liverpool, Arsenal dhe Tottenham Hotspur janë në garë për t'i siguruar shërbimet e sulmuesit anësorë italian.

Juventusi është pajtuar ta largojë Chiesan dhe ata tanimë i kanë caktuar edhe një çmim të largimit.

Zonja e Vjetër kërkon që nga largimi i Chiesas të fitoj 25 milionë euro, shumë e përballueshme për të gjitha skuadrat dhe tani i mbetet Chiesas të vendos për të ardhmen e tij. /Telegrafi/