Please enter at least 3 characters.

Chelsea triumfon me lehtësi ndaj Burnley - Pulisic shkëlqen me het-trik

2019/10/Pulisic-Chelsea.jpg
268:"BURNLEY, ENGLAND - OCTOBER 26: Christian Pulisic of Chelsea celebrates after scoring his team's third goal during the Premier League match between Burnley FC and Chelsea FC at Turf Moor on October 26, 2019 in Burnley, United Kingdom. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)
12:"Getty Images

Chelsea ka fituar në udhëtim te Burnley me rezultat 4-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë në Ligën Premier.

Blutë e Londrës kanë vazhduar formën e mirë duke marr edhe fitoren e katërt radhazi në kampionat.

Pjesa e parë e ndeshje u karakterizua me dominim të mysafirëve, të cilët përveç rasteve të shumta shënuan edhe dy gola.

Ishte ylli amerikan, Christian Pulisic, i cili shënoi fillimisht në minutën e 21-të për 0-1, ndërsa në të 45-tën shënoi për 0-2.

Momenti i golit të parë nga Pulisic (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, Blutë filluan furishëm duke shënuar edhe dy gola të shpejtë, ndërsa edhe vendasit arritën të shënojnë dy gola.

Në minutën e 56-të, Pulisic u përkujdes të kompletoj het-trikun duke shënuar për 0-3, ndërsa Willian (58') thelloi epërsinë në 0-4.

Në fund të ndeshjes, Burnley shënoi me anë të Jay Rodriguez (86') për 1-4, teksa Dwight McNeil (88') vulosi rezultatin përfundimtar 2-4.

Pas kësaj fitore, Chelsea ka 20 pikë në vendin e katërt, ndërsa Burnley renditet në pozitën e 11-të me 12 pikë.

Në takimin e radhës, Blutë udhëtojnë te Watfordi, teksa Burnley udhëton te Sheffield Unitedi. /Telegrafi/

https://twitter.com/appiahsamuelkow/status/1188145731791667201

https://twitter.com/Cfccomps/status/1188150125660647424