Please enter at least 3 characters.

Chelsea shpëton në fund, Hazard siguron një pikë ndaj Wolverhamptonit

2019/03/EdenWolves-e1552233795101.jpg
309:"LONDON, ENGLAND - MARCH 10: Eden Hazard of Chelsea runs with the ball towards Leander Dendoncker of Wolverhampton Wanderers during the Premier League match between Chelsea FC and Wolverhampton Wanderers at Stamford Bridge on March 10, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Chelsea i ka shpëtuar humbjes nga Wolverhampton Wanderers në minutat e fundit (1-1), në ndeshjen e zhvilluar para tifozëve në Stamford Bridge, e vlefshme për javën e 30-të në Ligën Premier.

Ishte një gjysmë e parë e zbehtë sa u përket rasteve nga të dyja skuadrat, prandaj edhe rezultati pas 45 minutave mbeti i pandryshuar.

(Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Rezultati u zhbllokua në minutën e 56-të. Raul Jimenez e mori një top në zonë, krijoi hapësirë dhe goditi për ta mposhtur portierin Kepa Arrizabalaga.

Në vazhdim, Blutë rrezikuan përmes Gonzalo Higuain, Pedro e Ruben Loftus-Cheek, mirëpo nuk arritën që të tregoheshin efikasë.

Një tjetër mundësi e pati Willian, mirëpo me gjithë përpjekjet dhe dëshirën për ta barazuar rezultatin, nuk ia doli.

(Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Dhe kur pritej që vendasit ta humbin ndeshjen, në skenë doli Eden Hazard, i cili e barazoi rezultatin në minutat shtesë (90'+2).

Ky barazim e lë Chelsean në vend të gjashtë në tabelë, me një pikë prapa vendit të katërt që mbahet nga Manchester Unitedi. Skuadra e Wolverhampton Wanderers pozicionohet vetëm një pozitë më poshtë se Blutë, mirëpo ndodhet 13-të pikë prapa.

Në xhiron e ardhshme, Chelsea luan kundër Evertonit, ndërsa Wolves do të jenë të lirë (pasi është shtyrë ndeshja kundër Arsenalit). /Telegrafi/

https://twitter.com/Arrizabalagaed/status/1104773840796815361