Please enter at least 3 characters.

Chelsea nuk di të fitojë në shtëpi, barazim me Crystal Palace 

2024/09/Screenshot-2024-09-01-163635.png

Chelsea dhe Crystal Palace kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Ligës Premier.  Fillimi i ndeshjes ishte i njëjtë për të dy skuadrat, që nuk rrezikuan edhe aq shumë.Chelsea kishte dy raste të mira me Noni Madueken, por ai nuk arriti të gjejë rrjetën.Në minutën e  25-të,  Cole Palmer asistoi te Nicolas Jackson që shënoi për 1-0.

Edhe fillimi i pjesës së dytë i takoi Chelseat, por Levi Coeil nuk arriti të shënojë.Crystal Palace arriti t’i barazojë shifrat në 1-1 në minutën e 54-të, me golin e Eberechi Eze.

Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe dy skuadrat u desh të pajtohen me barazimin. Chelsea ka 4 pikë nga tri ndeshjen, ndërsa kjo ishte pika e parë për Crystal Palace. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore