Please enter at least 3 characters.

Chelsea ka gati një ofertë të lartë për Marc Cucurella

2020/07/Cucurealla.jpg
303:"Getafe's Spanish defender Marc Cucurella gestures during the UEFA Europa League Group C football match between Getafe CF and FC Krasnodar at the Coliseum Alfonso Perez stadium in Getafe, on December 12, 2019. (Photo by PIERRE-PHILIPPE MARCOU / AFP) (Photo by PIERRE-PHILIPPE MARCOU/AFP via Getty Images)
20:"AFP via Getty Images

Ekipi i Ligës Premier, Chelsea thuhet se është gati të rrit interesin e tyre për Marc Cucurella të Getafes, me një ofertë gjatë verës prej 30 milionë euro.

Cucurella iu bashkua ekipit të Jose Bordalas në një kalim të përhershëm në muajin mars pasi arriti si huazim në fillim të sezonit 2019-20.

Reprezentuesi i Spanjës U21 ka shijuar një sezon tërheqës në jug të Madridit, pasi skuadra e Bordalas edhe sivjet ishte një befasi e këndshme në La Liga, edhe përkundër se dështoi të kualifikohet për të dytën herë radhazi në Ligën e Evropës.

Sipas mediumit Diario AS, Frank Lampard është në treg për një mbrojtës të majtë të ri përpara sezonit 2020-21 dhe Cucurella, i cili mund të luajë në të gjithë krahun e majtë mund të jetë një përforcim i përsosur.

Getafe duan të mbajnë Cucurella, pasi lojtari ka bindur dhe ka ngritur nivelin e ekipit pas transferimit të plotë para më pak se katër muaj më parë.

Sidoqoftë, ai ka një klauzolë lirimi prej 25 milionë eurosh dhe Blutë mund ta shfrytëzojë atë për të dhënë një marrëveshje, pasi ka dyshime për të ardhmen e Marcos Alonso dhe Emerson. /Telegrafi/