Please enter at least 3 characters.

Chelsea fiton lehtësisht (Video)

2016/01/chelsea-fiton-leht-euml-sisht-video_hd.jpg

Ashtu siç pritej londinezët dominuan gjatë gjithë ndeshjes dhe kështu arritën një fitore me rezultat 1-4.

Ishte braziliani Ramires (10’ dhe 41’) i cili i shënoi golat e vetëm të Chelseat në pjesën e parë, por nuk mungoi edhe goli i nderit nga vendasit me anë të O’Connor (45’).

Pjesa e dytë filloi me golin e një tjetër braziliani, ishte sulmuesi i ri Kenedy Nunes (52’) dhe çdo gjë u përmbyll nga Pedro (90+’), i cili u inkuadrua njëzet minuta e fundit të ndeshjes.

Edhe Chelsea i bashkëngjitet klubeve tjera të mëdha në rundit tjetër të kësaj kupe. /Telegrafi/