Please enter at least 3 characters.

Chelsea assesi të fitojë një derbi londinez, vetëm barazim ndaj West Hamit

2018/04/Cesar-Azpilicueta-e1523208399887.jpg
283:"LONDON, ENGLAND - APRIL 08: Cesar Azpilicueta of Chelsea celebrates with team mates after scores his sides first goal during the Premier League match between Chelsea and West Ham United at Stamford Bridge on April 8, 2018 in London, England. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Chelsea nuk ka arritur me shumë se një barazim ndaj West Ham Unitedit në Ligën Premier.

Blutë treguan lojë më të mirë duke mbajtur topin më shumë, gjithashtu edhe duke rrezikuar portën kundërshtare.

Goli i parë në takim u shënua nga Cesar Azpilicueta në minutën e 36-të pas asistimit të Alvaro Moratas.

(Foto: Getty Images)

Pjesa e dytë filloi me shansin e Willian në minutën e 47-të, pastaj edhe të Moratas (47’).

Ish-sulmuesi i Realit shënoi në minutën e 59-të, por goli i anulua për pozitë jashtë lojë, ashtu si edhe në minutën e 24. Goli i barazimit nga mysafirët u shënua nga Chicharito në minutën e 73-të.

Në vazhdim Blutë tentuan disa herë të kalojnë në epërsi, por Joe Hart me pritjet e mira nuk lejoi që të tundet rrjeta e tij.

(Foto: Getty Images)

Pas këtij barazimi Chelsea vazhdon në vendin e pestë me 57 pikë, dhjetë më pak se Tottenhami e Liverpooli që janë në zonën e Ligës së Kampionëve.

West Hami renditet në vendin e 14 me 34 pikë, ndërsa në javën tjetër luajnë kundër Stoke Cityt.

Skuadra e Antonio Contes në xhiron tjetër do të luajë kundër Southamptonit. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6hi893

https://twitter.com/EPLGOALS_HD/status/983028014924648448