Please enter at least 3 characters.

Challandes i zhgënjyer me lojën që shfaqi Kosova: Suedia përfitoi nga gabimet tona idioteske

2021/03/challandes-2.jpg

Bernard Challandes është deklaruar pas humbjes 3-0 që Kosova e pësoi ndaj Suedisë për kualifikimet në Kampionatin Botëror.

Përfaqësuesja jonë pësoi humbje në shtëpi, derisa kjo ishte ndeshja e parë, derisa ë 31 mars na pret Spanja.

Challandes e ka pranuar pas ndeshjes se për shkak të disa gabimeve, tanët pranuan dy golat e parë, derisa nuk e kishin shpritin luftarak për t’u kundërpërgjigjur.

“Pjesa e parë nuk ishte keq, kemi luajtur me kurajo dhe vetëbesim, por pranuam dy golat idiot”, ka thënë trajneri i Kosovës pas ndeshjes për Super Sport Kosova.

“Tranzicioni ishte i mirë, mirëpo kemi paguar gabimet që i bëmë ndaj një Suedia me shumë kualitet”.

“Ekipi ishte pa atë zjarrin dhe e kishim të vështirë të luajmë ashtu. Gjatësia e tyre, sigurisht që bëri diferencën dhe ishte e vështirë për ne”.

“Sidomos Ibra që është i gjatë dhe nuk mund të fitosh topin kundër tij, pasi është shumë i mirë në pranimin e topit të parë”.

“Nuk ishte aspak e lehtë të luash ndaj kësaj skuadre, mirëpo nuk ishte aspak keq. Ne ishim pa ide, pa organizim dhe mund të themi se Suedia ishte e fortë për ne, pasi kemi ndryshuar mbrojtjen, mesfushën dhe nuk ishte situatë e lehtë”, ka shtuar më tej Challandes. /Telegrafi/

Kosovë 0-3 Suedi, cilët ishin lojtarët më të mirë në fushë nga Dardanët?

Voto tre lojtarë - vlerësimi të fillojë nga më i miri, e pastaj më radhë. Votat kalkulohen në kohë reale në mënyrë automatike

Samir Ujkani

Florent Hadergjonaj

Fidan Aliti