Please enter at least 3 characters.

Çështja e bartjes së shamisë në një shkollë në Gjakovë, Koci: Drejtoresha Florentina Gjergjaj po kërcënohet me jetë

2022/04/4AD12DAD-2EB0-4C69-9613-13202C9CB98F.png

Një vendim i Shkollës së Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë, për të vendosur simbole ndaluese për vendosjen e shamisë në shkollë, ka nxitur reagime duke rikthyer sërish në qendër të vëmendjes debatin për lejimin apo jo të mbajtjes së shamisë nga nxënësit.

Lidhur me këtë vendim, tash e disa ditë pre e kërcënimeve të shumta ka qenë drejtoresha e kësaj shkolle, Florentina Gjergjaj.

Kështu ka bërë të ditur avokati Arianit Koci përmes një postimi në Facebook, ku ka treguar se pre e kërcënimeve me jetë janë edhe pjesëtarët e familjes së Gjergjajt.

Koci tutje ka theksuar se shkaku i këtyre kërcënimeve familja Gjergjaj nuk ka dalë nga shtëpia dhe se të njëjtit po mendojnë ta lëshojnë Kosovën.

Lidhur me këtë çështje ishte deklaruar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili tha se vendosja e simboleve të tilla në shkolla është e panevojshme.

Edhe drejtoresha e Arsimit në komunën e Gjakovës, Eranda Kumnova-Baçi tha se vendimi për të vendosur ato simbole ka qenë individual nga ana e drejtoreshës së shkollës.

Postimi i plotë i Kocit:Kërcënimet me jetë ndaj drejtoreshës Florentina Gjergjaj dhe fëmijëve të saj, janë të papranueshme.Ka disa ditë që:- Drejtoresha kërcënohet me jetë;- Fotoja e fëmijëve qarkullon në rrjete sociale, me kërcënime direkte në stilin: “Ta dijmë shtëpinë”;- Në rrjete sociale kërkohet haptazi që t’i hidhet acid në fytyrë;Për shkak të kërcënimeve serioze, të orkestruara dhe të vazhdueshme:- Familja Gjergjaj ka dalë prej shtëpisë;- Fëmijët nuk po shkojnë në shkollë;- Po mendojnë seriozisht ta lëshojnë Kosovën.Prandaj, nëse dikush mendon që drejtoresha ka bërë shkelje, le të inicion procedurë para organeve kompetente.Kërcënimet brutale ndaj një familjeje, janë të pa tolerueshme.Njëjtë është e pa tolerueshme që deri tani, nuk kanë reaguar ndaj këtyre kërcënimeve as presidentja, as kryeministri, as kryetari i komunës e as kryetarët e partive politike./Telegrafi/