Please enter at least 3 characters.

Çeku: Jam i gatshëm për debat me Ramën, le ta caktojë studion dhe datën

Hajrulla Çeku dhe Perparim Rama

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka thënë se është i hapur për ballafaqim publik me kryetarin aktual të kryeqytetit, Përparim Rama.

Çeku përmes një videoje ka njoftuar se është rrugës për në lagjen Bregu i Diellit ku do të takohet me banorët dhe do të vizitojë disa pika të rëndësishme të lagjes për të diskutuar problemet dhe projektet që e presin mandatin e ri.

Ai ka shtuar se Rama tashmë e kishte pasur një mundësi përballjeje në një debat televiziv, por nuk e kishte konfirmuar pjesëmarrjen.

“Kryetar në ikje Rama, caktoje studion dhe datën. Gjithmonë i gatshëm për debat”, tha Çeku, duke e sfiduar publikisht kundërkandidatin e tij./Telegrafi/