Catherine Deneuve (73) tërë jetën ndjek pesë rregulla: Prandaj është njëra ndër femrat më të bukura të botës!
Catherine është ikonë mode, muzë e shumë regjisorëve të famshëm dhe femër shumë e bukur e cila - edhe pse “shkel” në decenien e tetë – nuk plaket.
Këshillat e saj nuk mund të jenë më të thjeshtat, mirëpo ajo është shembull i qartë që janë shumë efikase.
Është e njohur për rolet fantastike në filmat gjatë viteve ’60 dhe ’80 të shekullit të kaluar, por edhe për dukjen suptile dhe bukurinë e cila i ka rezistuar kohës, transmeton Telegrafi.
Ylli francez tërë jetën u është përmbajtur rregullave të caktuara kur është fjala për dukjen, ndërkaq këto pesë i ka ndarë si ato që e kanë bërë kështu siç është – njërën ndër femrat më të bukura të botës!
2. Ujë me limon “Çdo mëngjes pi limonadë pa sheqer. Nuk e pastron edhe aq organizmin, por mendoj që është e shkëlqyeshme për lëkurë dhe bardhësinë rreth syve”.
4. Pa parfume, askund! Aromat janë shumë të rëndësishme për femrën.
5. Kujdesi për flokët me preparate natyrale “Pasi nuk jam bionde natyrale, jam ngjyrosur dhe vetvetiu patjetër jam detyruar të orientohem në kujdesin për flokët. Natyrisht, me preparate natyrale”, ka zbuluar Catherine. /Telegrafi/


