Please enter at least 3 characters.

Casillas do të kandidojë për president të Federatës Spanjolle të Futbollit

2020/02/casillas.jpg

Iker Casillas thuhet se do të jetë rival i Luis Rubiales në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të Federatës së Futbollit Spanjoll (RFEF).

Ish-portieri i Real Madridit, i cili aktualisht është në Porto do t’i jepte fund karrierës së tij futbollistike nëse ai bëhet presidenti i RFEF.

Sipas mediumit El Larguero, Casillas tashmë ia ka komunikuar vendimin e tij Këshillit Kombëtar të Sportit.

Siç raportuan mediumet Cope dhe Radio Marca një muaj më parë, spanjolli po mendonte për mundësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje.

Në një sondazh të realizuar nga gazeta Marca, 94 për qind e tifozëve treguan mbështetjen e tyre për kandidaturën hipotetike të Casillasit.

38-vjeçari tashmë është takuar me disa nga ish-bashkëlojtarët e tij të kombëtares për t'i kërkuar që ta ndihmojnë në zgjedhje. /Telegrafi/