Please enter at least 3 characters.

Capital T shpërndan fotografi të përbashkët me Adrola Dushin

2020/07/adrolakapo.jpg

Reperi i mirënjohur i skenës shqiptare, Capital T, ka publikuar një fotografi të përbashkët me moderatoren e njohur, Adrola Dushi.

Dyshja shfaqen në një ‘selfie’ të përbashkët, ndërkohë që imazhi i postuar ka marrë qindra mijëra pëlqime, një orë pas postimit.

Ndjekësit e shumtë të Trim Ademit në Instagram, kanë shkruar komente nga më të ndryshmet lidhur me këtë publikim të tij.

Në ndërkohë, Capital T është në përgatitje të materialeve të reja muzikore që janë pëlqyer nga fansat e muzikës së tij.

Së fundmi, ai e ka publikuar këngën “Money” që është bashkëpunim me Jay 1 dhe është pjesë e albumit në pritje, “Sculpture”. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/adroladushi)

(Foto: Instagram/adroladushi)