Please enter at least 3 characters.

Capital T publikon këngën e re "Nashta"

2021/12/269514844_247381970815140_3354379480635140870_n.jpg

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re.

"Nashta" titullohet projekti i tij më i ri muzikor, një këngë e cila vjen e vizualizuar edhe me klip.

Kënga është një baladë e zhanrit RnB, e cila është punuar nga Panda Music.

Ndërkohë për tekstin dhe vijën melodike është kujdesur vet repri Capital T.

"Nashta" është vizualizuar edhe me një klip me skena të ftohta që i përshtatet tematikës që kënga trajton.

Për anën vizuale të projektit janë kujdesur Andi Deçani dhe Dardan Visuals. /Telegrafi/