Please enter at least 3 characters.

Capello flet për derbin e fundjavës mes Interit dhe Juventusit

2019/10/Conte-Capello.jpg
201:"FLORENCE, ITALY - NOVEMBER 12: Fabio Capello during the "Golden Bench" award at Centro Tecnico Federale di Coverciano on November 12, 2018 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)
12:"Getty Images

Fabio Capello pret që Derby d'Italia në mes të Interit dhe Juventusit të fitohet nga skuadra e cila dominon në mesfushë.

Interi dhe Juventusi mbeten të pamposhtur këtë sezon në Serie A dhe në fundjavë do të luajnë mes vete në derbin e javës së shtatë.

E diela mbrëma në Giuseppe Meazza do të jetë e zjarrtë dhe për këtë ka folur edhe trajneri i njohur italian, Capello.

"Do të jetë një lojë interesante për të dy skuadrat", ka thënë fillimisht 73-vjeçari për Sky Sport Italia.

"Juventusi do të jetë pa Chiellinin kundër një skuadre që del me një ritëm të madh, ndërsa Nerazzurrët do të duhet të tregojnë të njëjtin karakter që kanë treguar deri më tani".

Ndeshjet mes Interit dhe Juventusit gjithmonë kanë qenë të luftuara (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

"Deri më tani, Interi nuk ka hasur në ndonjë skuadër të shkëlqyeshme: ata kishin derbin, por Milani i sotëm nuk është një ekip që krijon kaq shumë probleme".

"Ndeshja do të vendoset në mesfushë", përfundoi Capello. /Telegrafi/