Please enter at least 3 characters.

Çaparovski u dënua me një vit, me kusht

2016/06/Aleksandar-Caparovski.jpg

Drejtori i mëhershëm i Klinikës së neurologjisë së Shkupit, Aleksandar Çaparovski, i cili është i akuzuar për ryshfet, që në seancën e parë e parnoi fajin, veprim që solli shpalljen e menjëhershme të aktgjyimit.

Atij iu shqiptua dënimi me burgim me kusht prej një viti, nëse në një afta prej dy viteve nuk kryen ndonjë vepër të re penale. Çaparovski, gjithashtu sipas këtij aktgjykimi, në dy vitet në vazhdim nuk do të mundet të zgjidhet drejtor.

Ish-drejtori më 30 maj u arrestua me kërkesë të një qytetari, i cili paraqiti në polici se i janë kërkuar 1.000 euro, për t'i dhënë vërtetim me të cilin fëmija i tij i mitur duhet të dërgohet për shërim jashtë shtetit. Pas kontrollit të zyrës dhe shtëpisë së drejtorit Çaparovski, aty janë gjetur një shumë e madhe parashë prej mbi 30.000 euro./Telegrafi/