Please enter at least 3 characters.

Candreva për ecurinë e Milanit: Nuk na intereson, Interi ka rrugën e vet

2018/03/Antonio-Candreva-Napoli-e1520857931560.jpg
247:"MILAN, ITALY - MARCH 11: Antonio Candreva of FC Internazionale Milano looks on during the serie A match between FC Internazionale and SSC Napoli at Stadio Giuseppe Meazza on March 11, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori i Interit, Antonio Candreva, pas barazimit pa gola ndaj Napolit ka thënë se skuadra e tij ka kualitete, por vetëm se duhet t'i tregojë ato.

Italiani nuk dashur të komentojë ecurinë e mirë të Milanit pasi sipas tij nuk është e rëndësishme për zikaltrit.

"Spalletti tha se si skuadër keni mungesë kualitetesh? Ai e ka thënë që të na nxisë. Ne e dimë që kemi kualitete, por ne duhet gjithmonë ta tregojmë", ka thënë Candreva për Premium Sport.

"Ka pak pendim sepse barazuam ndaj një skuadre të mirë, por ne kishim shanse, vetëm se nuk i shfrytëzuam".

“A është rikthyer Milani në garë për një vend në Ligën e Kampionëve? Nuk është e rëndësishme kjo për ne, jemi në rrugën tonë".

"Arritja e Ligës së Kampionëve varet vetëm nga ajo që ne bëjmë", ka shtuar italiani.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës nga Milano është kundër Sampdorias. /Telegrafi/