Please enter at least 3 characters.

Cana: Ndjehem krenar që zhvillova ndeshjen e 100-të për Lazion

2016/01/cana-ndjehem-krenar-q-euml-zhvillova-ndeshjen-e-100-t-euml-p-euml-r-lazion_hd.jpg

Kapiteni i Kombëtares shqiptare ka thënë së ndjehet krenar që ka arritur këtë numër paraqitjesh për ekipin kryeqytetas.

“Është krenari për mua për të luajtur 100 ndeshje në këtë fanellë dhe këtë me fitore ndaj Parmas”, ka thënë Cana.

Ai ka shtuar se është i lumtur që Lazio e fitoi atë ndeshje, e cila sipas tij, nuk ka qenë sfidë e lehtë.

“E dinim se do të jetë një ndeshje e vështirë. Fusha nuk na ka lejuar të luajmë mirë, por ne ishim mirë të organizuar dhe të përqendruar duke përfituar nga mundësitë që erdhën”.

“Kemi edhe dy ndeshje para Krishtlindjeve dhe qëllimi ynë është për t’i fituar dy ndeshjet”, ka deklaruar Cana. /KP/Telegrafi/