Please enter at least 3 characters.

Calhanoglu: Nuk ka mundësi të largohem nga Milani

2018/05/Hakan-Calhanoglu-2.jpg
119:"during the serie A match between Bologna FC and AC Milan at Stadio Renato Dall'Ara on April 29, 2018 in Bologna, Italy.
28:"Mario Carlini / Iguana Press

Mesfushori i Milanit, Hakan Calhanoglu, ka konfirmuar se largimi nga Milani për momentin është jashtë opsionit për të.

Calhanoglu ishte lidhur me një rikthim në futbollin gjerman, në mesin e spekulimeve se RB Leipzig arriti marrëveshje për mesfushorin.

Sidoqoftë, bosi Rossoner Gennaro Gattuso besohet se ka ndalur shitjen e Calhanoglut dhe reprezentuesi turk është pajtuar të mos largohet.

"Unë jam në Milano dhe jam lojtar i Milanit. Jam i lumtur këtu".

"Pjesa tjetër është jashtë mundësive tani. Unë po përgatitem për ndeshjen e fundjavës", u shpreh Calhanoglu.

Milani takohet në fundjavë me Sampdorian në Gjenovë. /Telegrafi/