Please enter at least 3 characters.

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të miturit, për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i për të Mitur, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të miturit A.O., në kohëzgjatje prej një muaji, e cila mund të zgjasë deri më datë 14.07.2026, për shkak të vrasjes së rëndë në fshatin Kobaj të Prizrenit.

"Gjyqtarja për të mitur, pasi që i ka shqyrtuar të gjitha shkresat e lëndës dhe i ka dëgjuar pretendimet e palëve në seancën për caktimin e masës së sigurisë, ka ardhur në përfundim se kërkesa e Prokurorisë së Shtetit për caktimin e paraburgimit është e bazuar".

"Gjyqtarja për të mitur, ka ardhur në përfundim se caktimi i masës së paraburgimit në këtë fazë është i bazuar në ligj, dhe i arsyeshëm dhe do të siguroj zhvillimin e pa penguar të rrjedhës së procedurës përgatitore, dhe sigurimin e prezencës së të miturit para institucioneve të drejtësisë", thuhet në njoftim.

Gjykata thotë se në orët e pasdites të datës 15.06.2026, ka pranuar edhe kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për dy të pandehur të tjerë, Sh. O., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje, si dhe ndaj të dyshuarës A. O., e cila gjendet në ndalim 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se e njëjta ka kryer veprën penale shtytje në “Vrasje të rëndë”.

"Kjo kërkesë do të trajtohet pranë Departamentit për Krime të Rënda, dhe Gjyqtarja e procedurës paraprake, brenda afatit ligjor do të cakton seancën dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë", thuhet në njoftim./Telegrafi/