Please enter at least 3 characters.

Caktohet gjyqtari për derbin mes Juventusit dhe Interit

2022/03/ser.png

Massimiliano Irrati do të ndajë drejtësinë në derbin Juventus -Inter të dielën, ndërsa Paolo Silvio Mazzoleni do të jetë në krye të VAR.

AIA ka emëruar gjyqtarët e javës së 31-të të Serisë A, përfshirë ndeshjen e madhe në Torino mes bardhezinjve dhe zikaltërve.

Arbitri ndërkombëtar Irrati është caktuar për përplasjen e Allianz Stadium me Mazzolenin në krye të VAR-it.

Marco Di Bello do të gjykojë një tjetër ndeshje të madhe të dielën, Atalanta - Napoli, ndërsa Livio Marinelli do të jetë zyrtari i ndeshjes Milan - Bologna të hënën mbrëma.

Natyrisht e gjithë vëmendja do të jetë në takimin mes kampionit në fuqi dhe Zonjës së Vjetër, aty edhe ku mund të ketë përparim, në anën tjetër ngecje në garën për titull. /Telegrafi/