Please enter at least 3 characters.

Bytyqi: As në Bundesligë nuk do të ishin referuar tri penallti kundër një skuadre

2016/01/bytyqi-as-n-euml-bundeslig-euml-nuk-do-t-euml-ishin-referuar-tri-penallti-kund-euml-r-nj-euml-skuadre_hd.jpg

Ballafaqimi në mes këtyre rivalëve përfundoi me rezultat 3:3, por vendasit ankohen se janë dëmtuar dhe iu mohua fitorja e pastër.

Portieri Valmir Bytyqi i cili oshte më merituari që Besa nuk pësoi më shuma gola, tha se doli prej taktit në penalltinë e tretë të referuar për mitrovicasi. Ai shpjegon se barazimi nuk ishte pasqyrë reale në bazë të forcave që treguan në terren.

“Pa dyshim që i humbëm dy pikë. Arsyet janë të ndryshme por është dashur ta menaxhojmë situatën më ndryshe, sepse lojën e kishim në duart tona”, tha Bytyqi për BotaSot.

“As në Bundesligë nuk do të ishin referuar tri penallti kundër një skuadre”, shtoi portieri i Besës. /Telegrafi/