Please enter at least 3 characters.

Butragueno: Duam që Isco të qëndrojë te Reali

2018/04/Isco-Alarcon-1.jpg
244:"MALAGA, SPAIN - APRIL 15: Isco Alarcon of Real Madrid celebrates after scoring goal during the La Liga match between Malaga CF and Real Madrid CF at Estadio La Rosaleda on April 15, 2018 in Malaga, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)
12:"Getty Images

Njëri nga drejtuesit e Real Madridit, Emilio Butragueno është i bindur se Isco nuk do të shitet këtë verë nga klubi spanjoll.

Mesfushori impresionoi Realin në fitoren ndaj Malagas gjatë dielës, duke shënuar kundër ish-klubit të tij në fitoren 2-1 në udhëtim.

Megjithatë, qëndrimi i tij në Santiago Bernabeu nuk është i sigurt dhe mesfushori spanjoll shumë lehtë mund të largohet në verë.

Isco ka qenë i lidhur me Manchester Cityn dhe Juventusin që nga viti i kaluar, teksa interesim për të thuhet se kanë shprehur edhe Paris Saint-Germain dhe Chelsea.

Isco është një nga emrat më të kërkuar në Evropë (Getty Images)

Por, Butragueno këmbëngul se shitja e tij nuk është diskutuar brenda dhomave të Realit dhe drejtuesit e klubit janë të lumtur me të.

"Ne jemi të lumtur me të", ka thënë fillimisht Butragueno për mediat spanjolle.

"Ai është një lojtar fantastik dhe ne duam që ai të jetë edhe për shumë vite me ne", përfundoi drejtuesi i Realit.

Në media është përfolur se Reali mund të ofrojë Iscon si pjesë e marrëveshjeve për Neymarin ose Mohamed Salah, por duhet të presim verën për të parë se çfarë do të ndodh. /Telegrafi/