Butikofer: Bashkimi Evropian duhet t'i nisë bisedimet me Maqedoninë e Veriut
17/09/2019
Bashkëkryetari i Partisë Evropiane të Gjelbër, Reinhard Butikofer mbështeti deklaratat e Donald Tusk sot në Shkup.
Ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social 'Twitter' tha se "Tusk ka të drejtë kur bën thirrje për nisje të bisedimeve mes Maqedonisë dhe BE-së", njofton Telegrafi Maqedoni.
BE- sipas Butikofer duhet ta kryejë punën e vet për shkak se Maqedonia e Veriut bëri punën e vet./Telegrafi/


