Please enter at least 3 characters.

Bunjaku fton Bekajn për Kosovë - Burkino Faso

2016/01/bunjaku-fton-bekajn-p-euml-r-kosov-euml-burkino-faso_hd.jpg

Lajmin e ka konfirmuar vetë Bekaj, i cili është shprehur se ndihet i privilegjuar dhe i nderuar me ftesën që ka marrë nga elektori, Bunjaku.

“Jam i privilegjuar dhe i nderuar me ftesën, më shumë për faktin që në këtë moshë jam i ftuar, dhe besoj se krenar ndihet edhe klubi i Prishtinës, e po ashtu edhe trajnerët Bahri Berisha, që ka punuar më së shumti me mua dhe më ka propozuar për Prishtinë. Pastaj, me trajnerin Ahmet Beselica, që tani punoj me të, Bylbyl Sokolin që ka pasur besimin të më japë rast dhe Ramiz Krasniqin që vazhdon të më besojë”, deklaroi Bekaj për GazetaOlle.com.

Kujtojmë se përfaqësuesja e Kosovës në fillim të shtatorit pret Burkina Fason.