Please enter at least 3 characters.

Buffon: Nuk jemi favorit ndaj Unitedit

2019/02/Buffon-PSG-e1549805209160.jpg
296:"BELGRADE, SERBIA - DECEMBER 11: Goalkeeper Gianluigi Buffon of Paris Saint-Germain in action during the UEFA Champions League Group C match between Red Star Belgrade and Paris Saint-Germain at Rajko Mitic Stadium on December 11, 2018 in Belgrade, Serbia. (Photo by Srdjan Stevanovic/Getty Images)
12:"Getty Images

Portieri italian, Gianluigi Buffon ka hequr etiketën e favoritit nga skuadra e tij Paris Saint-Germain për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Unitedit.

PSG është mysafirë i Unitedit në ndeshjen e parë të eliminimit direkt, e cila zhvillohet të martën në mbrëmje në Old Trafford.

Klubi parisien është parë si favorit i madh kur u hedh shorti, por tani me ardhjen e  Ole Gunnar Solaskjer gjërat kanë ndryshuar pasi ekipi është kthyer në formë.

Edhe Buffon nuk pajtohet që janë favorit dhe beson se ekipi i tij do të jetë në rrezik në qoftë se ata nuk do të marrin seriozisht ndeshjen.

Buffon kërkon përqendrim të madh nga bashkëlojtarët (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

"Mendoj se ne duhet të përmirësohemi sa i përket mentalitetit, qëndrimit dhe frymës së sakrificës për ekipin", ka thënë fillimisht Buffon për gazetarët.

"Të martën, një ndeshje shumë e rëndësishme po na pret, duhet të kemi një lojë të mrekullueshme".

"Ndeshja jonë kundër Manchester Unitedit duhet të jetë më e fortë, me qëndrim të ndryshëm.

"Ne nuk jemi favoritë, mendoj se jemi njësoj, është 50/50", përfundoi portieri italian. /Telegrafi/