Please enter at least 3 characters.

Broja dhe Kurtishaj nisen për Belgjikë

2016/01/broja-dhe-kurtishaj-nisen-p-euml-r-belgjik-euml_hd.jpg

Dyshja e Trepçës ’89 do të provohet te dy skuadrat belge, Oud-Heverlee Leuven dhe KAA Gent. Ata pritet të qëndrojnë në Belgjikë deri më 22 korrik, ku sigurisht që do të japin gjithçka nga vetja për të mbetur në futbollin evropian.

Duke folur për gazetën Arena, Broja ka cekur se është përgatitur jashtëzakonisht shumë individualisht për të qenë i denjë për ‘po’-në e Gentit.

“Jam përgatitur individualisht shumë. Kam punuar vazhdimisht dhe besoj që jam i gatshëm në të gjitha aspektet. Nesër (sot), do të udhëtojmë bashkë me Blerandin dhe shpresoj shumë që të mbetemi që të dy atje. Unë besoj në aftësitë e mia dhe rrjedhimisht shpresoj që të pranohem te Genti”, deklaroi Broja për Arenën. /Telegrafi/