Please enter at least 3 characters.

Britania e Madhe në KS: Kosova ka shënuar progres pozitiv

Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe në Këshillin e Sigurimit, Matthew Rycroft, ka folur fjalë të mira për Kosovën dhe përparimin e saj. Ai madje ka shprehur keqardhjen për mos fitimin e çmimit “Oscar” mbrëmë në Los Angeles.

Sidoqoftë përfaqësuesit i Britanisë së Madhe ka dënuar veprimet e opozitës në Kosovë dhe ka urdhëruar që të ndalet sa më parë ndërprerjet e seancave, transmeton zeri.info.

“Nominimi i parë në 'Oscar', për të cilin më vjen keq që nuk e fituat, pjesëmarrja në Olimpiadë, nënshkrimi i MSA-së, të gjitha këto vetëm 8 vjet nga pavarësia e saj. Nëse Kosova i përmbush të gjitha premtimet për vitin 2016 siç na tregon ky fillim vit atëherë mund të presim gjëra të mira”, ka thënë përfaqësuesi i Britanisë së Madhe në Këshillin e Sigurimit, transmeton zeri.info.

Ai ka shtuar se se Britania përkrahë edhe presidentin e ri të zgjedhur për të gjetur një zgjidhje për krizën politike.

“E para, Sikur çdo kush në këtë dhomë edhe Britania i ndanë shqetësimet e saj për retorikat e dhunshme. Duhet të dialogohet në mënyrë paqësore dhe protestat e dhunshme nuk i bëjnë nderë askush. Të premten zëvendëskryeministri u zgjodh president dhe përkundër dhunës mendojmë se është dialogu dhe jo pengesa mënyrë që të ecni përpara. Dua të shfrytëzoj këtë mundësi që të them se Britania e madhe përshëndet përpjekjet e presidentes Jahjaga për të zgjedhur problemet dhe i ofron mbështetjen e saj presidentit të ri të vazhdojë këto përpjekje”, ka thënë ai.

Në fund përfaqësuesi i Britanisë së Madhe ka urdhëruar opozitën që të ndalë seancat e gazit. “Tetë vjet pas pavarësisë trendi është i qartë në diagramin pozitiv për Kosovën dhe ky progres është i pamohueshëm. Megjithatë Britania mendon se duhet të ndalohen seancat që po anulohen nga opozita dhe situata të rikthehet te dialogu si mënyra e vetme për ecje përpara”, ka përfunduar ai.