Please enter at least 3 characters.

Brezovica, gati për garën e skive Scardus

2016/01/brezovica-gati-p-euml-r-gar-euml-n-e-skive-scardus_hd.jpg

Gara SBX Ski & Snowboard 2015, e cila organizohet nga asociacioni për sporte ekstreme "Scardus", do të mbahet nga data 13 deri më 15 mars 2015, në Brezovicë. Gara do të mbahet në dy kategori, Ski për meshkuj dhe Snowboard për meshkuj dhe femra.

Gara do të mbahet në shtegun i quajtur “Qafa e Luanit” në një lartësi mbidetare prej 2200 metra deri në 1700 metra ndërsa gjatësia e shtegut do të jetë afro 900 metra e gjatë.

Në garën e kategorisë së meshkujve do të ndahen këto çmime: vendi i parë 1200 euro, vendi i dytë me 600 euro ndërsa çmimi i tretë 300 euro.

Në kategorinë e Snowboard për meshkuj dhe femra, do të ndahen këto shpërblime: vendi i parë me 1200 euro, vendi i dytë me 600 euro ndërsa çmimi i tretë 300 euro.

Gara është e hapur për pjesëmarrje për garues nga të gjitha klubet skitare, brenda dhe jashtë Kosovës.

Deri më tani, pjesëmarrjen në këtë garë e kanë konfirmuar disa atlet nga vende të rajonit si Bullgaria, Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Maqedonia dhe Greqia.

Sponsor të kësaj gare janë: Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, Ministria e Punëve të Jashtme, Ambasada Norvegjeze në Kosovë dhe Eurokoha.

Konferenca për shtyp për këtë garë do të mbahet sot, nga ora 12:00, Shtëpia e Sportit - Prishtinë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. /zeri/Telegrafi/